LAJMI I FUNDIT:

Instagram së shpejti me video LIVE!

Instagram së shpejti me video LIVE!

Instagram mund të jetë duke e testuar tiparin e videove të drejtpërdrejta në verzionin beta të aplikacionit.


Sipas faqes ruse të lajmeve, Stories do të përfshijnë edhe sektorin e ri për videot e famshme ‘live’. I njejti burim ka shfaqur imazhe dhe video të këtij tipari duke punuar në një Nexus 6P.

Duke konsideruar suksesin e videove të drejtpërdrejta në Facebook, duket se ka qenë vetëm çështje kohe për Instagram të lansojë një tipar të tillë.

Edhepse Instagram ka marrë shumë kritika për kopjimin e Snapchat me idenë e storieve, videot ‘live’ do të jenë pjesë më e përshtatshme për këtë aplikacion.

Në versionin beta të aplikacionit, ikona e storieve shfaqet në anën e sipërme të rubrikës Explore si dhe në faqen kryesore.

Kjo ikonë do të ketë edhe pullën ‘live’ e cila pasi të shtypet orientohet në faqen e njohur si “shfaqjet e famshme të drejtpërdrejta’ e cila nuk është funksionalizuar akoma.

Në ndërkohë, një pullë e re “Go Insta” del në aplikacionin e kamerës e cila kur shtypet fillon të xhirojë videot e drejtpërdrejta.