LAJMI I FUNDIT:

Instagram mundëson postimin prej aplikacioneve të ndryshme

Instagram mundëson postimin prej aplikacioneve të ndryshme

Tipari i shumëkërkuar tani do të vijë si mundësi e re për të gjithë përdoruesit e Instagram, të cilët e kanë kërkuar atë.

Që kur Apple ka njoftuar se programet shtesë për të ndarë aplikacionet në vende të ndryshme përmes iOS 8, shumë përdorues kanë kërkuar edhe shtesën për Instagram.


A nuk kishte me qenë mirë të postosh një foto prej çfarëdo aplikacioni në Instagram? Kjo mundësi është ofruar tani si opsion edhe për Instagram.

Instagram ka prezantuar tiparin e shumëkërkuar për versionin e aplikacionit të iOS. Kur ky tipar klikohet, atëherë mund të postosh foto në Instagram prej cilitdo aplikacion që njeh zyrtarisht iOS.

Ky tipar megjithatë ëshë i vjetëruar në krahasim me Android. Përdoruesit e Android kanë patur mundësinë e postimit prej aplikacioneve të treta në Instagram që prej një kohë të gjatë tashmë.