LAJMI I FUNDIT:

Instagram arrin 500 milionë përdorues

Instagram arrin 500 milionë përdorues

Rrjeti social Instagram ka njoftuar se tashmë mbi 500 milionë njerëz përdorin aplikacionin për shpërndarjen e fotove, duke e bërë atë njërin prej rrjeteve sociale më të fuqishme.

Aplikacioni i cili është në pronësi të Facebook, është rritur me 25% që nga shtatori, duke shtuar mbi 10 milionë përdorues të rinj çdo muaj. Ky trend rritjeje tejkalon edhe atë të Facebook dhe Twitter.


Sipas USA Today, mbi 300 milionë njerëz futen çdo ditë në Instagram, ndërsa mbi 95 milionë foto dhe video shpërndahen në 24 orë.

Në total, në Instagram gjenden mbi 40 miliardë foto e video.

Sa i përket pëlqimeve, në Instagram bëhen nga 3.5 miliardë në ditë, ndërsa llogaria me më shumë ndjekës mbetet ajo e këngëtares Selena Gomez, me mbi 85 milionë përdorues.