LAJMI I FUNDIT:

Inspirohuni nga të famshmet për veshjet e përditshme gjatë verës

Inspirohuni nga të famshmet për veshjet e përditshme gjatë verës

Stina e verës është joshëse për secilin prej nesh dhe mundësia më e mirë për t’i lënë radhën veshjeve të lehta dhe të ajrosura. Por, para se të ndryshoni gjësendet në dollap, hidhini një sy yjeve që tashmë kanë filluar të tregojnë stilin e tyre veror.

Për më shumë inspirim, shikoni të gjitha veshjet që i kanë provuar të famshmet, që i vunë ato në qendër të vëmendjes, transmeton Telegrafi.

Miranda Kerr ka veshur një palë xhinse të shkurtra, të kombinuar me një të sipërme të zezë, sandale nga Chloe dhe çantë të Valentinos, të dyja të dekoruara me ornamente. Çfarë na pëlqen edhe më shumë, është se ajo e ka vënë veshjen e epërme sipër pantallonave, duke japë një pamje shumë të këndshme.

Reese Witherspoon e ka kombinuar pjesën e sipërme me ngjyrë të kuqe, me një fund të stampuar, të dyja nga Kate Spade Saturday, teksa e ka përfunduar paraqitjen me sandale dhe çantë të bardhë.

Fustani i stampuar nga Raquel Allegra, ka bërë që Sandra Bullok të lë përshtypje të mirë, teksa shëtitej nëpër rrugët e Los Angelosit.

Heidi Klum e ka kombinuar të epërmen me lidhëse, me një palë pantallona të shkurtra, për një xhiro ditore në Los Angelos.

Gwen Stefani e ka bërë më drithëruese dukjen, me një bluzë të bardhë dhe pantallona me motive leopardi, nga koleksioni saj L.A.M.B. teksa bënte xhiro nëpër Beverly Hills.

Eva Longoria është dukur shumë femërore me një fustan të vogël dhe papuçe rozë, teksa po dilte nga një sallon flokësh në Los Angeles.

Jennifer Lopez me veshje sportive të Alice + Olivia dhe syze me kornizë të bardhë rrugës për East Hampton.

Kylie Minogue i ka kombinuar bukur sandalet e kuqe, me një bluzë me lule, derisa ka dalë për shëtitje në New York. /Telegrafi/