LAJMI I FUNDIT:

Inspektoriati i arsimit konstaton parregullsi në emërimin e një dekani në Universitetin ”Kirili dhe Metodi” (Dokument)

Inspektoriati i arsimit konstaton parregullsi në emërimin e një dekani në Universitetin ”Kirili dhe Metodi” (Dokument)

Inspektoriati Shtetëror për Arsim në Shkup ka vërtetuar një varg parregullsishë dhe paligjshmërishë në punën e rektorit të Universitetit ”Kirili dhe Metodi” në Shkup, në lidhje me zgjedhjen e një dekani në këtë universitet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shumica e anëtarëve të Këshillit arsimor-shkencor të Fakultetit të stomatologjisë kanë kërkuar nga inspektoriati që të rishikohet Vendimi i rektorit Nikolla Jankullovski për emërimin e ushtruesit të detyrës dekan i fakultetit, pasi që qysh në dhjetor, anëtarët e kanë emëruar Qiro Ivanovskin për dekan në këtë fakultet.


Kështu, Inspektoriati ka konkluduar se rektori nuk është deklaruar për dekanin Ivanovski dhe në kundërshtim me Ligjin dhe Statutin, ka emëruar dikë tjetër si ushtrues detyre të dekanit./Telegrafi/