LAJMI I FUNDIT:

Inspektori i Veterinës: Keni kujdes me produktet, Serbia tenton në çdo mënyrë të na dëmtoj

Inspektori i Veterinës: Keni kujdes me produktet, Serbia tenton në çdo mënyrë të na dëmtoj

Importi i produkteve nga Serbia, përveç se po e dëmton Kosovën në rrafshin ekonomik, prodhimet serbe me të cilat ushqehen çdo ditë kosovarët, po thuhet se po dëmtojnë edhe shëndetin e tyre.
Kështu së paku ka deklaruar Inspektori i Veterinës në Komunën e Pejës, Arbër Taraku, i cili i ka bërë apel qytetarëve të Kosovës, për kujdes me produktet ushqimore serbe.

Ai në profilin e Komunës së Pejës në Facebook, ka shkruar se qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se produktet ushqimore nga Serbia janë të dyshimta.


“Pasi që unë ushtroj këtë profesion që 10 vite, ndiej obligim të ju informoj se nuk ka kontroll të produkteve ushqimore siç duhet, sepse laboratorët tonë nuk kanë kushte për kontroll të rregullt të produkteve. Keni kujdes, sepse Serbia tenton në çdo mënyrë të na dëmtoj. Kjo është mënyra më e lehtë dhe më tinëzake (nëpërmjet ushqimit). Qeveria jonë nuk ka pasur vullnetin të bëj kushtet për veprimin më efikas të kontrolleve të ushqimit që futen dhe tregtohen në Kosovë, sidomos produkteve të Serbisë. Unë besoj që primare është të ruhet shëndeti publik”, ka shtuar Taraku.

Ndryshe, pas fushatës të shtetit të Serbisë për ta penguar funksionalizimin e shtetit të Kosovës, siç është arrestimit i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ndërtimi i murit dhe tentimi për hyrjen e trenit ilegal në vëri, ka bërë që qytetarët e Kosovës të kërkojnë masa reciprociteti me fqinjin verior.

Ata kanë nisur një fushatë sensibilizuese nëpër rrjete sociale, përmes së cilës kërkojnë bojkotimin e produkteve serbe me bar kodin 860, nga qytetarët e Kosovës. /Telegrafi/

Këto produkte të Serbisë, mund të zëvendësohen lehtë me ato vendore (Foto)
Lexo po ashtu Këto produkte të Serbisë, mund të zëvendësohen lehtë me ato vendore (Foto)