LAJMI I FUNDIT:

Inkurajoni fëmijët tuaj të luajnë me flutura anti-stresuse, por për një arsye shumë më të rëndësishme

Inkurajoni fëmijët tuaj të luajnë me flutura anti-stresuse, por për një arsye shumë më të rëndësishme

Nëse keni ndonjë fëmijë në shkollë fillore apo të mesme, atëherë padyshim se keni dëgjuar për fluturat anti-stresuese.

Përderisa disa shkolla kanë filluar t’ua ndalojnë nxënësve përdorimin e këtyre lodrave në objektin e shkollës me arsyetimin se nxënësit po shpërqendrohen, disa prindër dhe mësues kanë filluar të flasin për përfitimet e këtyre lodrave.

Arsyeja më e mirë, sipas tyre, për t’i inkurajuar fëmijët që të luajnë me këtë lodër është se në këtë mënyrë fëmijët do t’i përdorin më pak celularët e mençur, dhe rrjedhimisht do të kalojnë më pak kohë para ekraneve.

Disa ekspertë tjerë thonë se fluturat anti-stres janë edhe mënyrë e mirë për t’i ndihmuar fëmijët ta përmirësojnë kujtesën e tyre dhe të përqendrohen në detyrat e shkollës.

Por, deri tani ende nuk ka diçka konkrete derisa hulumtimet shkencore ta thonë fjalën e tyre. /Telegrafi/