0Shares

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij të ri, Neymar, duke thënë se ai është një talent i madh dhe se do të përshtate mirë me Lionel Messin.

“Neymar është një talent i pastër dhe ka kualitete të mëdha”, citohet të ketë thënë Iniesta për Sport.

“Ai është blerje e madhe dhe ende është shumë i ri. Ne do të mundohemi që ta bëjmë të ndihet mirë sa më shpejtë që të jetë e mundur”.

“Unë nuk shoh ndonjë komplikim mes Neymar dhe Messit”, ka theksuar Iniesta. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)