LAJMI I FUNDIT:

Infrakos dhe Trainkos marrin certifikatat e sigurisë

Infrakos dhe Trainkos marrin certifikatat e sigurisë

Me rastin e ndarjes së Hekurudhave të Kosovës në dy kompani “Infrakos” dhe “Trainkos”, sot gjatë një ceremonie solemne, përfaqësues të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës kanë bërë lëshimin e autorizimit dhe certifikatës së sigurisë për infrastrukturën e hekurudhave “Infrakos” dhe operimet me trena të hekurudhave të Kosovës “Trainkos”.

Kryetari i bordit të Autoriteti Rregullativ të Hekurudhave të Kosovës, Halit Gara ka thënë se themelimi i autoritetit Rregullativ të Hekurudhave është një ndër aktivitetet e rëndësishme për sektorin e transportit hekurudhor. “Me themelimin e ARH-së ka filluar edhe ristrukturimi i transportit hekurudhor në Kosovë, përkatësisht është realizuar edhe ndarja e Hekurudhave të Kosovës në dy kompani, në infrastrukturë (Infrakos) dhe operim me trena (Trainkos). ARH-ja ka qenë anëtare aktive në grupin punues për ndarjen e hekurudhave të Kosovës”, ka thënë Gara.

Ai ka shtuar se me punën e deritashme, ARH ka kaluar fazën e parë të themelimit dhe është afirmuar mirë brenda dhe jashtë vendit si institucion licencues dhe rregullator i tregut me kompetenca edhe për sigurinë në sektorin hekurudhor.
Ndërsa kryeshefi ekzekutiv i autoritetit rregullativ të hekurudhave, Enis Berisha, ka thënë se me licencimin e këtyre dy kompanive po përmbushet njëri nga standardet dhe vizionet e ARH-së, rregullimi i sektorit hekurudhor. “Ky moment sot përveç se paraqet në vete një moment solemn, në thelb tregon qartazi rregullimin e sektorit hekurudhor, implementimin e ligjit hekurudhor dhe përmbushjen e një standardi evropian për sektorin e transportit hekurudhor”, tha Berisha.


Autoriteti Regullativ i Hekurudhave e ka mbështetur dhe financuar vazhdimisht Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori