LAJMI I FUNDIT:

Informohu për mundësitë e punësimit, shërbim i ofruar nga kompania “DyGur”

Informohu për mundësitë e punësimit, shërbim i ofruar nga kompania “DyGur”

Shkalla e papunësisë në Kosovë ka arritur në 32.9 për qind. Këto shifra paraqiten nga Anketa e Fuqisë Punëtore (AFP) për vitin 2015, të cilat janë publikuar sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Ndërkohë që kompania “DyGur” ka ndërtuar një shërbim që do t’i përgjigjet kësaj situate, duke monitoruar tregun dhe njoftuar punëkërkuesit me mundësitë për punësim.

Pra, duke monitoruar profilet në rrjetet sociale të kompanive kosovare, websitet e tyre, portalet e ofertave të punës, shtypit ditor dhe burimeve tjera, “DyGur” gjeneron listën më të plotë të ofertave të punës në vend.

Dhe kjo listë shpërndahet falas për çdo punëkërkues që plotëson formularin e punësimit pranë kësaj kompanie, në linkun e faqes së tyre punësohu.dygur.com. L ista u dërgohet me email çdo ditë pune.

Sipas themeluesit të kësaj kompanie, Korab Zhuja, gjatë këtij muaji (nëntor) janë shpallur mbi 500 oferta pune, ndërsa gjatë këtij viti (deri më sot ) mbi 3 mijë e 800 shpallje. Ai thekson se shërbimi njofton punëkërkuesit për mundësitë dhe thjeshtëson aplikimin për punë. Rekomandon që çdo punëkërkues të provoj këtë shërbim.

Formulari ku mund të aplikoni është ky: punësohu.dygur.co./Telegrafi/