LAJMI I FUNDIT:

Infermierja trajton pacientin, megjithëse rrezikohej nga zjarri që kishte shpërthyer (Video)

Infermierja trajton pacientin, megjithëse rrezikohej nga zjarri që kishte shpërthyer (Video)

Në Shandong të Kinës, është filmuar infermierja trajtonte pacientin e shtrirë, megjithëse në dritaren që ka pranë shihet tek ka shpërthyer një zjarr i fuqishëm.

Pasi nuk punonte makina e transfuzionit të gjakut, ajo e ka tundur me dorë qesen, në mënyrë që gjaku t’i shkojë më shpejt të sëmurit, transmeton Telegrafi.


Derisa të tjerët në panik provojnë të largohen nga zjarri, ajo qëndron pranë flakëve dhe ndihmon burrin që kishte nevojë për kujdes.

“Kjo infermiere na tregoi se si duhet të sillemi me mend në rast të zjarrit, qetësi dhe jo panik”, është një koment.

Mësohet se shumica e stafit të spitalit është dashur të evakuohet, për shkak të shpërthimit që ndodhi në një objekt në afërsi. /Telegrafi/