LAJMI I FUNDIT:

Indonezi: Tërmet nënujor në ishullin Sumatra

Indonezi: Tërmet nënujor në ishullin Sumatra

Një tërmet i fuqishëm nënujor sot e ka tronditur provincën Aceh në ishullin Sumatra në Indonezi, me ç’rast janë vrarë së paku 25 vetë, plagosur qindra të tjerë dhe janë shkatërruar dhjetëra ndërtesa, kanë thënë autoritetet në Indonezi.

Aktualisht po ndërmerret një aksion masiv i shpëtimit, ku janë përfshirë dhjetëra banorë, ushtarë dhe policë, në rajonin Pidie Jaya.


Vëzhgimi gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se intensiteti i tërmetit ishte 6.4 shkallë dhe se ai ndodhi sot në orën 5 të mëngjesit, në thellësi prej 17 kilometrash, transmeton Rel.