LAJMI I FUNDIT:

Incidenti në ashensor, Daçiq i tha Hoxhajt në Beograd: Nuk dua të të vrasë

Incidenti në ashensor, Daçiq i tha Hoxhajt në Beograd: Nuk dua të të vrasë

Gjatë vizitës së parë në Beograd si ministër i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj pati një incident. Ashensori me të cilin po ngjitej në ndërtesën ku do të bisedonte me Ivica Daçiçin pësoi defekt dhe humbi lartësinë. Për fat të mirë, të gjithë dolën jashtë nga kati i nëndheshëm i ndërtesës.

Ministri i Jashtëm serb ka shpenzuar shumicën e energjive të tij në punë për të sabotuar shtetin e ri të Kosovës, por ky incident nuk ishte në planet e tij.


Në oborrin e ndërtesës iu afrua dhe i tha kolegut shqiptar se ashensori ishte prishur papritur, transmeton lajmi.net

“Dua ta kuptosh që askush nuk po përpiqet të të vrasë”, tha Daçiqi.

Hoxhaj nuk e kishte humbur toruan nga incidenti.

“E kuptoj”, iu përgjigj ai. “Ashensori u rrëzua sepse Kosova, ndonëse një shtet i ri, ka peshë të madhe në fushën ndërkombëtare”.

Historia e mësipërme është një prej anekdotave interesante që shfaqen aty-këtu, në librin “Ngritja e një shteti” nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. /illyriapress.com/