LAJMI I FUNDIT:

Imazhe të rralla: Kur inaugurohen presidentët e SHBA-së (Foto)

Imazhe të rralla: Kur inaugurohen presidentët e SHBA-së (Foto)

Guardian, në pritje të inaugurimit të Donald Trump si president i SHBA-së, ka botuar disa foto fantastike të inagurimit të paraardhësve të Trump.

Një foto e rrallë është ajo e inaugurimit si president të James Buchananit, në vitin 1857.


Ndërsa inaugurimi i Abraham Lincolnit në vitin 1861 ndodhi përpara Capitolit, që ishte ndërtuar vetëm pjesërisht.

Gjatë inaugurimit të dytë të Woodrow Wilsonit, në vitin 1917, një turmë e Partisë Kombëtare të Grave protestojnë në Shtëpinë e Bardhë.

Gratë kishin ardhur nga i gjithë vendi për të marshuar ditën para inaugurimit, për të kërkuar të drejtën e tyre për të votuar.

Dwight D Eisenhower “kapet” me litar nga një kauboj në Monte Montana, gjatë paradës së inaugurimit në vitin 1953.

Ndërsa një momenti i jashtëzakonshëm është ai kur Lyndon B. Johnson u inaugurua si president në 22 nëntor 1963.

Inagurimi ndodhi në bordin e Air Force One, në Teksas, pas vrasjes së John F. Kennedy.

Jackie Kennedy ishte në krah të tij, transmeton tema.

Gjatë ceremonisë së inaugurimit të Richard Nixonit, në vitin 1969, policia dhe protestuesit kundër luftës qëndrojnë ballë për ballë.