LAJMI I FUNDIT:

Imami i Universitetit Al-Azhar: Për shkak të terrorizmit, feja islame rrezikon të kthehet në Mesjetë

Imami i Universitetit Al-Azhar: Për shkak të terrorizmit, feja islame rrezikon të kthehet në Mesjetë

Politikisht në vendet arabe nuk ndryshon asgjë. Por, të paktën në radhët e teologëve po nis një proces reflektimi.

Një javë tjetër terrori: në Mançester, një atentator britanik me origjinë nga Libia, vret në emër të “Shtetit Islamik” fëmijë dhe të rinj; në afërsi të Kajros ekstremistë islamikë vranë të premten më shumë se 24 të krishterë koptë.


Në Ditën e Kishave mori pjesë dhe një nga autoritetet më të larta të islamizmit sunit, imami i madh i Universitetit Al-Azhar në Kajro, al Taxhib. Ai paralajmëroi në Berlin se feja islame rrezikon që për shkak të terrorizmit fundamentalist të rikthehet në Mesjetë. Al Taxhibi tha se atenatorët nuk janë myslimanë, ndërsa kërkoi t’u jepet fund krimeve në emër të feve.

Po si mund të shpjegohet prania e njëkohëshme e sulmeve terroriste dhe deklaratat e imamit të madh?

Ajo që shumë presin prej myslimanëve dhe islamit në Perëndim, ka nisur. Sepse deklarata e dijetarit egjiptian në Berlin nuk është një rast i izoluar: Kori i dijetarëve të rëndësishëm të fesë islame, të cilët pranojnë se Islami gjendet në qorrsokak dhe ka një “problem” me dhunën. Në këtë mes fjala është më pak për pyetjen nëse edhe Islami ka nevojë për një reformim si dikur në kohën e Martin Lutherit. Më urgjente është që myslimanët të gjejnë një mënyrë qëndrimi ndaj fesë së tyre, siç ishte kjo e zakonshme për një kohë të gjatë: pra të lejojë disa mënyra leximi dhe interpretimi të Kuranit dhe të pranojë se çdo sistem normash ndryshon sipas kohës dhe vendit. Kështu Kurani përmban edhe vargje që legjitimojnë dhunën. Ato janë shkruar në një kohë kur lufta ishte normalitet, jo në kohë paqeje. Prandaj klerikët ia besuan shumë herët monopolin e pushtetit shtetit dhe siguruan edhe paqen. Risimtarët teologjikë duan t’i lexojnë pasazhe të tilla ndryshe nga në shekullin e 7-të, sikurse bën IS-i.

Një rinovim teologjik i fesë islame, i cili iniciohet nga bota arabe, është megjithatë i vështirë të imagjinohet në kushtet aktuale atje. Edhe dijetarë si Al Taxhibi gëzojnë ndër shumë myslimanë pak autoritet moral. Për shkak se ata janë zyrtarë të shteteve të tyre, dhe si të tillë ata nuk mund t’i kritikojnë në vendet e tyre klasat politike dhe elitat e korruptuara që janë të interesuara vetëm për pushtet dhe pasuri. Në disa vende mbretërojnë luftëra dhe shkatërrime, në të tjera padrejtësi dhe shtypje. Për sa kohë këto nuk ndryshojnë do të vazhdojë të ketë terror islamik, madje edhe në Gjermani. Politikisht në vendet arabe nuk ndryshon asgjë. Por të paktën në radhët e teologëve po nis një rishqyrtim i qëndrimeve. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Gjermania arreston punonjësin e Parlamentit të BE-së për pretendimet se ka spiunuar për Kinën

Gjermania arreston punonjësin e Parlamentit të BE-së për pretendimet se ka spiunuar për Kinën

Botë
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Azia
Kalo në kategori