LAJMI I FUNDIT:

‘Illyrian Elite’ i përgjigjet FSHF-së: Nuk e dëmtojmë Kombëtaren, protestuam ndaj jush dhe Policisë

‘Illyrian Elite’ i përgjigjet FSHF-së: Nuk e dëmtojmë Kombëtaren, protestuam ndaj jush dhe Policisë

Tifo grupi shqiptar, ‘Illyrian Elite’ ndezi disa mjete piroteknike në ndeshjen ndaj Italisë të zhvilluar në ‘Renzo Barbera’ në Palermo.

Për shkak të mjeteve të hudhura në fushë, ndeshja Itali – Shqipëri u ndërpre për disa minuta duke vazhduar normalisht.


Por ka qenë Federata shqiptare e futbollit e cila ia ka mbyllur dyert e stadiumit për ndeshjet e radhës këtij tifo grupi.

Por ‘Illyrian Elite’ nuk ka qëndruar duarkryq pasi iu është kundërpërgjigjur FSHF-së.

“Duke marr shkak nga akuzat e ardhura drejt nesh dhe duke dashur të sqarojmë situatën, e cila është krijuar në Palermo, është fryrë shumë mediatikisht, ne donin t’ju thonim se qëllimi i gjithë asaj nuk ishte të dënojmë kombëtaren, natyrisht, sepse nga sektori ynë nuk është hedhur asgjë në fushë dhe ndaj tifozërisë së thjeshtë italiane”.

“Ne, me “pyroshow”-n tonë, i cili arriti të pezullonte për disa minuta ndeshjen, donim vetëm e vetëm t’i jepnim një mesazh të qartë F$HF-së dhe Policisë së Shtetit në notë proteste, duke i akuzuar drejtpërdrejt ata si të vetmit përgjegjës për degradimin e situatës me të gjitha sjelljet e tyre të njëpasnjëshme, harbute dhe aspak profesionale ndaj nesh dhe tifogrupeve shqiptare të tjera, sjellje të cilat e kaluan cakun e tyre në ndeshjen e fundit në shtëpi, me Izraelin. Ne si tifogrup nuk do të zmbrapsemi nga ngjarja në Palermo, jeni ju, ata tqë na keni trajtuar në mënyrën më të keqe të mundshme në ndeshjen e fundit në shtëpi dhe jo vetëm, ku e mbushët të gjithë tribunën me policë, bile më e keqja ishin edhe të armatosur brenda në tribunë”.

“Duam që t’ua bëjmë me dije se ne nuk i biem pishman asnjë veprimi tonit, për të cilin kemi të drejtë. Ne do të vazhdojmë ta kundërshtojmë këtë terror tuajin në bashkëpunim me policinë e shtetit. Ne pohojmë me zë të lartë se vendimi i pezullimit tonë për të mos marrë bileta më për të mbështetur kombëtaren dhe ngjyrat kuqezi është një vendim aspak profesional dhe me shumë tendencë, duke e ditur se nga vjen ky vendim, nga njerëz që po vendosin diktat në drejtimin e një institucioni tashmë të privatizuar nga ana e tyre prej vitesh”.

“Ju duhet të ndërroni qasje, ose do të përballeni me pasojat e mëtejshme. Qëllimi dhe sakrificat tona, mundi, koha e harxhuar, kilometrat e bëra, janë një sinjal i qartë i dashurisë sonë të pakushtëzueshme ndaj kombëtares. Askush nuk ka të drejtë të na heqë mundësinë e të mbështeturit të kombëtares, aq më pak ju kollaret e zhytura në korrupsion dhe që kurrë s’keni ditur të jeni një institucion profesional dhe serioz. Ne, si tifo-grup, do të vazhdojmë misionin tonë me çdo “armë” ndaj padrejtësive që po na bëhen si grupim, por jo vetëm”, thuhet në reagimin e tifo grupit shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori