LAJMI I FUNDIT:

Ilir Nallbani bëhet baba

Ilir Nallbani bëhet baba

Njëri nga futbollistët më të mirë që ka pasur kampionati kosovar, është padyshim edhe Ilir Nallbani.

Ish-mesfushori i Besës së Pejës që tani po punon si trajner në klubin pejan, është bërë baba për herë të parë.


Iliri dhe Blerta kanë sjellë në jetë një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin Malik.

Maliku është në gjendje të mirë shëndetësore ashtu si e ëma e tij, ndërsa Iliri pas lajmit dukej shumë i gëzuar derisa e ka postuar edhe një fotografi të të birit në rrjetet sociale.

Nallbani ka luajtur edhe jashtë Kosovës, me skuadrat shqiptare si Elbasani e Vllaznia e Shkodrës, ndërsa karrierë ka bërë edhe në Hungari.

34-vjeçari në Kosovë përveç fanellës së Besës së Pejës, ka bartur edhe atë të Lirisë dhe Trepçës ’89.

Telegrafi i uron jetë të gjatë dhe me shëndet Malikut të vogël. /Telegrafi/

Nallbani sa ishte pjesë e Vllaznisë së Shkodrës