LAJMI I FUNDIT:

Ilir Meta sot heq dorë nga posti i kryetarit të LSI-së

Ilir Meta sot heq dorë nga posti i kryetarit të LSI-së

Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ende mban detyrën e kryetarit të Kuvendit, të shtunën në një konferencë për media deklaroi se nga mbrëmja e sotme heq dorë nga posti i kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim(LSI).

“Edhe pse mund të vijoj të jem kryetar i LSI-së deri më 23 korrik kam vendosur që sot në mbrëmje, pas përfundimit të listave të kandidatëve, për deputet nga kryesia e LSI-së, të heq dorë nga ky funksion dhe nga të gjitha funksionet drejtuese të LSI-së. Kështu në listën e partive që do të publikohen nga KQZ për qytetarët shqiptarë në krah të LSI-së nuk do te jetë emri i Ilir Metës, por do jetë emri i Petrit Vasilit, si zv/kryetar dhe që sipas statutit merr drejtimin e kësaj force politike për të cilin, do shprehet dhe Komiteti Drejtues i LSI-së dhe me votim edhe Konventa Kombëtare, brenda javës së ardhshme”, deklaroi Meta.


Ai përsëriti gatishmërinë e tij për arritjen e një marrëveshje me opozitën, duke u takuar, madje që nga nesër, me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

“Nga nesër jam i angazhuar të takohem me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha dhe çdo përfaqësues të opozitës. Do të bëj çdo përpjekje që të evitojmë një përkeqësim të situatës politike në vend dhe të krijojmë një klimë konstruktive për të cilën kanë nevojë zgjedhjet”, deklaroi Meta.

Ndryshe, Kuvendi i Shqipërisë, i mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme dje ka votuar për kandidaturën e Ilir Metës si presidentit të ri të Republikës. Gjithsej kanë votuar 88 deputetë, ndërkohë që për zgjedhjen e kreut të shtetit në këtë raund të katërt nevojiten 71 vota pro.

Në trend Lajme

Më shumë

"Kurrë në jetë nuk kam pas tokë, vetëm kur e pash që mi kanë bartur 10 hektarë", Peci citon serbin që i ishte bartur pronësia me një vendim të vitit 1976

Lajme
I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

I dyshuari për vrasjen në Pejë ishte i dënuar për dhunë në familje, prokurori Qavolli: Vrasje makabre, i pandehuri është ndaluar për 48 orë

Lajme
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hidhen poshtë disa nga amendamentet që do ta komplikonin këtë proces

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, presidentja Osmani me mesazh për anëtarët e Asamblesë Parlamentare pak orë para votimit

Lajme
Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Vrasja e rëndë në Pejë, Muhaxheri: Ditë e trishtë për qytetin, të kërkojmë drejtësi për viktimën

Lajme
Kalo në kategori