LAJMI I FUNDIT:

Ilary Blasi, ngushëllimi i Tottit pas largimit nga Roma (Foto)

Ilary Blasi, ngushëllimi i Tottit pas largimit nga Roma (Foto)

Francesco Totti e ka zhvilluar ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Romës, ndërsa padyshim se gruaja e tij, Ilary Blasi, do të duhet ta ngushëllojë ikonën e futbollit italian.

Ilary dhe Totti janë bashkë që nga viti 2003, ndërsa u martuan në vitin 2005. Ata i kanë së bashku tre fëmijë: Cristian (i lindur më 2005), Chanel (e lindur më 2007) dhe Isabel (e lindur më 2016).

Martesa e Tottit me Ilary Blasin (Getty Images)

Ata u martuan në Santa Maria në Aracoeli, ndërsa e gjitha martesa e tyre u transmetua drejtpërdrejtë në televizion. Fitimet nga evenimenti u ndanë për qëllime bamirëse.

Është interesante, se futbollisti kishte jetuar me prindërit derisa ishte martuar me Blasin.

Familja e Tottit ishte e pranishme në tribuna (Twitter)

Blasi ka thënë për Gazzetta Dello Sport se nuk e di se si do të shkojnë gjërat tash kur burri i saj do të jetë vazhdimisht në shtëpi. Po ashtu, ajo kishte thënë se e gjithë familja do të ishin të pranishëm në Stadio Olimpico në ndeshjen e fundit të Tottit dhe ashtu ndodhi. Ai i përqafoi të gjithë dhe me lot u nda nga futbolli.

Gruaja e tij do ta ketë punën më të vështirë për ta ngushëlluar Tottin në këto momente të vështira të largimit nga pasioni i tij më i madh – të qenit lojtar i Romës.

Më 28 maj, Francesco Totti – futbollisti më i madh në histori të Romës – zhvilloi ndeshjen e tij të fundit për Giallorossët në moshë 40 vjeçare. Ai debutoi për klubin në vitin 1993. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Magazina
E vërteta

E vërteta "e errët" e serisë së animuar "Tom and Jerry", a keni ditur?

Magazina
Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Magazina
Kalo në kategori