LAJMI I FUNDIT:

Ilaç për shërim të kurrizit: Dhembja zhduket, ndërkaq eshtrat forcohen!

Ilaç për shërim të kurrizit: Dhembja zhduket, ndërkaq eshtrat forcohen!

Doktorët e mjekësisë alternative betohen në efektin e mirë të kësaj përzierjeje.

Për fillim përgatitni pastën nga shafrani në këtë mënyrë: 40 g pluhur shafrani, 100 – 150 ml ujë.

Përzieni shafranin dhe ujin dhe lëreni mbi shporet që të vlojë. Vlojeni rreth 8 minuta, derisa përmbajtja të dendësohet. Përzieni vazhdimisht, transmeton Telegrafi.

Nëse përzierja është tepër e dendur, shtoni pak ujë. Përzierja duhet t’i ngjajë jogurtit të dendur.

Gjatë kësaj kohe përgatitni qumështin: 250 ml qumësht, 2 lugë (40 ml) vaj të freskët (të parafinuar) bademi (sipas dëshirës), qumësht sipas shijes.

Qumështin zieni dhe shtoni në të vajin e bademit (sipas dëshirës). Hiqeni nga shporeti dhe qiteni në filxhan. Shtoni 1 lugë të vogël pastë të përgatitur nga shafrani.

Ëmbëlsojeni me mjaltë sipas shijes suaj. Pastën nga shafrani mund ta përgatisni në sasi më të madhe dhe për periudhë të gjatë.

Në gjendje të ngrirë ruan cilësitë e veta 40 ditë. Pastën ruajeni në frigorifer.

Pastën e përgatitur qiteni në qumësht të vluar nga një lugë të vogël, bashkë me mjaltin dhe vajin e bimëve (sipas dëshirës).

Është e rëndësishme! Ata të cilët kanë probleme me fshikëzën e tëmblit: më mirë është të mos rrezikojnë, sepse shafrani ka efekt diruetik. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori