LAJMI I FUNDIT:

IKAF organizon punëtori për ‘Raportim Financiar’ në Kosovë

IKAF organizon punëtori për ‘Raportim Financiar’ në Kosovë

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në Kosovë janë të obliguara të raportojnë pasqyrat financiare në pajtueshmëri me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) për NVM-të.

Bazuar në kërkesat e anëtarëve dhe nevojat e tyre, që raportimi financiar të jetë në nivelin profesional, IKAF organizon këtë punëtori duke i mbështetur Kontabilistët dhe NVM-të në përgatitjen dhe raportimin financiar bazuar në tatimet dhe SNRF-të për NVM-të.

Aplikimi për regjistrim bëhet duke plotësuar APLIKIMIN ONLINE. Me rastin e aplikimit online për regjistrim, IKAF do të dërgoj detajet për pagesë dhe vetëm pas pranimit të pagesës konfirmimin e regjistrimit.

Afati për aplikim është deri më 17 mars , ndërsa punëtoria mbahet më 19 mars nga ora 09:30 deri në 16:30.
Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar (30 pjesëmarrës) dhe ftohen anëtaret e Institutit KAF që të regjistrohen për t’i rezervuar vendet. /Telegrafi/