LAJMI I FUNDIT:

Idrizi lë Llapin, nënshkruan me Kukësin

Idrizi lë Llapin, nënshkruan me Kukësin

Kukësi ka zyrtarizuar sot përforcimin e katërt në merkaton e kësaj vere.

Mbrojtësi nga Kosova, Bujar Idrizi, është bërë pjesë e kampionëve të Shqipërisë. Ai është prezantuar nga menaxheri i klubit Naim Halili.


25-vjeçari në sezonin e kaluar ishte një nga titullarët e padiskutueshëm të Llapit të Podujevës.

Ai do të vihet shumë shpejt në dispozicion të trajnerit Ernest Gjoka për të vazhduar bashkë me grupin përgatitjet për përballjet e Ligës së Kampioneve ndaj Sherif Tiraspolit.

“Jam shumë i lumtur që kam arritur marrëveshjen me ekipin e F.K. Kukësit. Afrimi im me kampionët e Shqipërisë është një hap i madh përpara për mua”.

“E di se ka konkurrencë, por do mundohem të bëj më të mirën për klubin. Besoj se edhe në Champions League do të ecim dhe do të kalojmë ekipin e Sherif Tiraspolit. Një përshëndetje edhe për tifozët kuksianë”, ka deklaruar Idrizi. /Telegrafi/