LAJMI I FUNDIT:

Idetë më të mira për Shën Valentin

Idetë më të mira për Shën Valentin

Në ditën e Shën Valentinit femrat kërkojnë romancë dhe vetëm romancë.

Harrojeni metodën e të pyeturit se çka dëshiron ajo. “Femrat kanë përshtypjen se nëse ato duhet të kërkojnë diçka, ajo nuk llogaritët si dhuratë”, thotë një psikologe e lidhjeve, Karen Sherman.

E para gjë që duhet ditur kur e zgjidhni dhuratën e ditës së Shën Valentinit është se duhet t’i blini diçka që ajo e pëlqen, që ajo nuk do ta blejë vetë. “Dhe, romanca është romancë, nuk ka të bëjë me pjesë të veturës. Mos i blej diçka që i duhet, por diçka që do t’i pëlqente ta kishte “, thotë ajo.


Çokollatat

Nëse jeni në fillim të lidhjes çokollatat mund të jenë të mira, por kjo vlen vetëm nëse nuk e njihni sa duhet njëri-tjetrin. Vetëm sigurohuni që ta gjeni llojin që ajo e pëlqen më shumë. Ja si mund ta bëni këtë: herën tjetër që jeni bashkë mund të hyni në një dyqan dhe t’i blini një çokollatë. Mbajeni në mend atë që zgjedh ajo.

Të brendshme

Nëse keni qenë bashkë për më shumë se 6 muaj, mund të tundoheni t’i blini asaj të brendshme në këtë fazë të lidhjes, por ai do të ishte një hap i madh prapa. Pa marrë parasysh sa mirë do të duket në to, ju do të mbeteni egoist. Në vend të kësaj mund t’i blini trëndafila ngjyrë shampanje. Ata janë seksi dhe romantikë në të njëjtën kohë.

Veshje

Nëse keni rreth një vit që po takoheni, mund t’i dhuroni asaj një mantel dhe t’i thoni se në këtë mënyrë do t’u ndiejë juve gjithmonë rreth vetes.”Kjo është një gjë emocionale dhe rehatuese, jo diçka seksuale “, shpjegon Sherman.

Udhëtimi

Nëse jeni në një lidhje serioze, kjo do të ishte dhurata më e mirë e mundshme. Kalimi i disa ditëve bashkë dhe larg të gjithë të tjerëve do t’u ndihmojë që të relaksoheni bashkë dhe të merrni një tjetër kah në lidhjen tuaj. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Bionde apo zeshkane? 9 gjërat që meshkujt mendojnë për flokët tuaj

Bionde apo zeshkane? 9 gjërat që meshkujt mendojnë për flokët tuaj

Lifestyle
Kalo në kategori