LAJMI I FUNDIT:

Icardi: Mancini ndryshoi lojën time

Icardi: Mancini ndryshoi lojën time
Inter Milans head coach Roberto Mancini (R) gives intructions to forward Mauro Emanuel Icardi during the Seria A soccer match between Inter Milan and Frosinone at the Giuseppe Meazza stadium in Milan, Italy, 22 November 2015. ANSA/DANIEL DAL ZENNARO

Mauro Icardi ishte kritik ndaj ish-trajnerit të Interit, Walter Mazzarri, duke vënë në dukje se Roberto Mancini ishte i pari që i kërkoi të bëj gjëra të tjera jashtë  zonës.

Sulmuesi argjentinas u pyet në lidhje me kritikat për normën e tij të punës gjatë ndeshjeve, duke këmbëngulur se ai bëri vetëm atë që kërkohej prej tij.

“Sipas mendimit tim, jam një qendërsulmues dhe çfarë duhet të bëj është shpërndarja e mbrojtjes. Askush nuk e shikon atë, por është e dobishme”, ka thënë fillimisht Icardi për Inter Channel.

Argjentina publikon listë, Sampioli fton Icardin, por jo Agueron
Lexo po ashtu Argjentina publikon listë, Sampioli fton Icardin, por jo Agueron

“Unë pothuajse shkoj në sulm dhe tërheq mbrapa mbrojtësit. Ne luajmë me tre futbollistë prapa meje dhe nëse e shpërndaj mbrojtjen, atëherë ata që janë pas meje fitojnë më shumë hapësirë për të dalë përpara”, përcjell Telegrafi.

“Kur arrita në Inter, isha një qendërsulmues i cili qëndronte në zonë dhe kjo ishte e gjitha”.

“Me Mazzarrin isha vetëm në zonën e penalltisë dhe kjo ishte e gjitha. Mancini ishte i pari që më kërkoi të bëja gjëra të tjera”, përfundoi sulmuesi argjentinas. /Telegrafi/