0Shares

Maqedonia është treguar kundërshtar i fortë për Danimarkën, të cilën mposhti me rezultat 3-0.

Kjo përfaqësuese e fitoi takimin që në pjesën e parë duke shënuar tri herë.

Sulmuesi i Napolit, Goran Pandev, e zhbllokoi rezultatin (8’). Mesfushori shqiptar që luan për Mariborin e Sllovenisë, Agim Ibraimi, e dyfishoi epërsinë (17’).

Ndërkaq, rezultatin përfundimtar e vendosi mbrojtësi i Mainzit, Nikolce Noveski (24’). /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)