LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic: Faleminderit për mbështetjen, tërheqja nuk është opsion

Ibrahimovic: Faleminderit për mbështetjen, tërheqja nuk është opsion

Zlatan Ibrahimovic nuk do të tërhiqet nga futbolli i luajtur.

Pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e Ligës së Evropës u mendua se suedezi po konsideronte seriozisht mundësinë e mbylljes së karrierës, por është vetë Zlatan që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale qetëson gjithë tifozët e tij.


Do të luajë në “Old Trafford” apo në një stadium tjetër? Kjo mbetet për t’u parë, por sulmuesi me origjinë boshnjake do të vazhdojë të zbresë në fushë.

Ibrahimovic mungon për pjesën e mbetur të sezonit
Lexo po ashtu Ibrahimovic mungon për pjesën e mbetur të sezonit

“Përpara së gjithash dua t’ju falënderoj për mbështetjen që më keni dhënë. U dëmtova dhe për këtë arsye do të qëndroj disa kohë larg futbollit gjithsesi do ta kaloj edhe këtë pengesë siç kam bërë përherë dhe do të rikthehem më o fortë se më parë”, ka thënë fillimisht Ibrahimovic.

“Kam luajtur edhe me një këmbë prandaj nuk mendoj se do ta kem problem”, përcjell Supersport.

“Një gjë është e sigurt, do të vendos unë kur t’i jap fund me futbollin e luajtur. Për momentin, tërheqja nuk është një alternativë”.

Futbollistët e Unitedit vijnë me një gjest shembullor në përkrahje të Ibrahimovicit e Rojos (Foto)
Lexo po ashtu Futbollistët e Unitedit vijnë me një gjest shembullor në përkrahje të Ibrahimovicit e Rojos (Foto)

Shumë i qartë gjiganti suedez, pak fjalë dhe një qëndrim i kuptueshëm. Për momentin ai po konsultohet me mjekët për operacionin në kavilje çka do të thotë se sezoni me Manchester United është mbyllur përpara kohe.

Dëmtimi në kavilje rezultoi i rëndë për sulmuesin e Manchester United, një problem shumë i madh për trajnerin Jose Mourinho i cili është në garë për vendin e katërt në Ligën Premier dhe trofeun e Ligës së Evropës.

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare

"90 për qind e gjyqtarëve anojnë nga Real Madridi", rikthehet deklarata e ish-gjyqtarit të La Ligës pas El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori