LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimi: Të papunët do të kenë mundësi për aplikim të granteve për vetëpunësim

Ibrahimi: Të papunët do të kenë mundësi për aplikim të granteve për vetëpunësim

Nga sot në dhjetë ditët e ardhshme të gjithë të papunët do të kenë mundësi të aplikojnë për grant për vetëpunësim përmes hapjes së biznesit personal në vlerë prej 4.000 euro.

Me planin operativ për vitin 2017 me programin për vetëpunësim do të përfshihen 1.050 të papunë nga evidenca e APRM-së, kërkues aktiv të punës, në 1.000 kompani të sapohapura mikro. Masa realizohet për të 11-tën herë me radhë, ndërsa për sivjet për të janë paraparë gjithsej 283 milionë denarë.


Programi për vetëpunësim përfshin trajnim për sipërmarrësi, ndihmë gjatë zhvillimit të biznes planit të qëdrueshëm dhe regjistrim të veprimtarisë, grante të pakthyeshme në formë të pajisjes dhe materiale dhe udhëheqësisë gjatë fillimit të biznesit.

“Ky program ka për qëllim që ta nxisë sipërmarrësinë dhe të mbështesë krijim të bizneseve fillestare të cilët do të sigurojnë punësime të qëndrueshme, jo vetëm për vetë themeluesit, por edhe për persona të tjerë të cilët do të punësohen në këto biznese të qëndrueshme fillestare. Programi nxit edhe krijim të distribuimit të barabartë të subjekteve ekonomike në vend”, theksoi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Punës dhe Politikës Sociale Ibrahim Ibrahimi.

Drejtori i Agjencisë për Punësim e Republikës së Maqedonisë Vllatko Popovski theksoi se sivjet granti është 4.000 euro, që, siç theksoi, është rritje për një mijë euro në krahasim me vitet e kaluara. Për këtë hap, shtoi Popovski, vendosëm në bazë të analizave dhe konsultimeve të bëra me ekspertët dhe përpiluesit e biznes-planeve.

Informoi se të interesuarit do të mund të aplikojnë për trajnim për plotësim të pyetësorëve dhe pastaj t’i plotësojnë. Në bazë të kësaj do të fitojnë vauçer dhe një ekspert për përpunim të biznes planit. Pastaj biznes plani do të vlerësohet nga ekspertë dhe në qoftë se vlerësohet se është i qëndrueshëm do të fitojnë grant për hapje të biznesit të vogël, njofton AIM.

Shtoi se do të mund të aplikohet edhe për vend plotësues pune në kompani për çka, siç informoi, do të fitojnë plus 92 mijë denarë, ndërsa për këtë do të vendoset në tetor të këtij viti.

Theksoi se udhëzimet e hollësishme dhe rregullorja për mundësitë dhe kushtet për shfrytëzim të masës janë publikuar publikisht dhe se në të është shpjeguar se si zhvillohen procedurat nga aplikimi deri te marrja e mjeteve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori