LAJMI I FUNDIT:

Ibrahim Selimaj: Bankat, gllabëruese të ekonomisë së vendit (Video)

Ibrahim Selimaj: Bankat, gllabëruese të ekonomisë së vendit (Video)
Foto: Ilustrim

Afaristi nga Peja, Ibrahim Selimaj, thotë se ky qytet gjithmonë ka pasë bizneset më të mira në vend, përkundër që në qytet s’ka infrastrukturë meritore.

Këto komente ai i bëri në emisionin Dukagjinit Sot, ku tha se ky qytet duhet të fokusohet në dy sektorë: për ta zhvilluar edhe më tej këtë pjesë të vendit.


Selimaj foli edhe për sistemin bankar, ku i kritikoi ashpër bankat, sidomos për mungesën e kredive të buta për bizneset e reja.

“Këtë monopol që po e mbajnë bankat në Kosovë, janë gllabëruese të ekonomisë së Kosovës. Atë që e fiton një fillestar, biznes i vogël, pothuajse pjesa më e madhe duhet të shkojë në kamata. Nëse nuk ka kredi të buta, atëherë nuk mund të zhvillohemi ne”, ka thënë ai, duke shtuar se me me prioritet duhet të jetë zhvillimi i zonave rurale pasi kjo do të ofronte fryt të dyfishtë. /RTV D/Telegrafi/