LAJMI I FUNDIT:

Ibra u jep leksione yjeve të Arsenalit në rrjetet sociale me dy postimet e fundit (Foto)

Ibra u jep leksione yjeve të Arsenalit në rrjetet sociale me dy postimet e fundit (Foto)

Manchester Unitedi fitoi ndaj Southamptonit 3-2 në EFL Cup, në këtë takim Zlatan Ibrahimovic shënoi dy gola dhe kështu suedezi përditësoi edhe një herë profilin e tij në Twitter.

Pas triumfit në Community Shield ndaj Leicester Cityt erdhi dhe trofeu i dytë sezonal për Djajtë e Kuq dhe normalisht që kjo e gëzoi suedezin i cili ka merita të mëdha.


“Ne po fitojmë. Pas shtatë muajsh unë kam fituar dy trofe me klubin”.

“Ka klube qe nuk kanë fituar për 10 vite. Unë kam fituar atë që ata e kanë fituar disa për 10 vite, jam i lumtur për këtë”, ka thënë Ibra.

Suedezi njihet për arrogancën e tij dhe kjo shihet edhe me postimit e tij të fundit në Twitter.

Në fakt Zlatan ka postuar vetëm dy herë në gjashtë muajt e fundit, edhe pse ka 4.3 milionë ndjekës.

Të dy postimet e fundit janë ai duke mbajtur trofetë dhe kjo shikohet si ‘leksion’ për yjet e Arsenalit. Topçinjtë kanë qenë shpesh herë të kritikuar për fotografitë dhe selfiet e famshme nga dhoma e zhveshjes pas fitoreve të ndryshme.

Por, kulmi i kritikave kishte ardhur kur Arsenali kishte festuar fitoren ndaj Newcastle United në sezonin 2012/2013 kur e siguruan vendin e katër dhe në atë kohë shumë tifoz e kishin kundërshtuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori