LAJMI I FUNDIT:

Ibra: Edhe unë do t’i shënoja 90 gola po të mi jepnin penaltitë si Messit

Ibra: Edhe unë do t’i shënoja 90 gola po të mi jepnin penaltitë si Messit

Për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic, nuk është punë e madhe që Lionel Messi ka shënuar 86 gola gjatë vitit 2012.

Superylli argjentinas të dielën theu rekordin e Gerd Muellerit për më shumë gola të shënuar gjatë një viti kalendarik, por suedezi nuk është i fascinuar nga kjo arritje.

“Edhe unë do të shënoja 90 gola në vit po të më jepeshin njëmbëdhjetëmetërshat ashtu si i jepen Barcelonës dhe Messit”, ka thënë 31-vjeçari. /Telegrafi/