LAJMI I FUNDIT:

IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

Verën e kaluar, prodhuesi i famshëm i pajisjeve elektronike, IBM pati folur për ri-fokusim të kompjuterit të saj inteligjent, përkatësisht superkompjuterit Watson, dhe tani duket se kompania është duke u afruar drejt arritjes së këtij qëllimi

Kjo, pasi që Watson është duke u orientuar edhe tek telefonat e mençur mobil, dhe nga ekspertët e teknologjisë shihet si një rival i madh i asistentit personal të Apple, Siri, apo atij të Google, Now.

Për ta avancuar softuerin e saj inteligjent, IBM ka arritur një partneritet të rëndësishëm me disa kompani të mëdha botërore dhe institucione financiare si ANZ Bank, Nielsen, Celcom, IHS, dhe Bankën Mbretërore të Kanadasë, raporton Forbes.
Watson fillimisht do të ofrojë qasje në chat’ët e bazuar në ueb, emaila, aplikacione mobile dhe SMS, ndërsa funksioni i njohjes së zërit do të vijë në versionet e ardhshme të softuerit.


Në versionin e shërbimit për telefonat e mençur mobil do të jetë edhe butoni "Ask Watson" i cili pritet të debutojë brenda disa muajve të ardhshëm. / Telegrafi /