LAJMI I FUNDIT:

I vetmi truk për flokë të bukur: Zbulon frizerja e Kim Kardashianit!

I vetmi truk për flokë të bukur: Zbulon frizerja e Kim Kardashianit!

Jen Atkin, frizere e yllit të popullarizuar, thotë që për të arritur pamjen e flokëve të shkëlqyeshme dhe të rregulluara, patjetër duhet të përdorni dy lloje shamponash: një për majat, ndërsa tjetrin për rrënjët e flokëve.

“Kjo është shumë efikase, por edhe nuk kushton shumë, truk që mund të përdorni nëse dëshironi të keni flokë të bukur. Unë në këtë mënyrë ia rregulloj flokët Kim Kardashianit, nuk përdor ndonjë brend të shtrenjtë shamponësh…”, deklaroi Jen Atkin, transmeton Telegrafi.

E tërë esenca është që të përdorni shampon hidratues për maja të flokëve, i cili do t’i hidratojë në tërësi dhe do “t’i ushqejë”, ndërkaq për majën e kokës përdorni shampon për eliminimin e yndyrës nga flokët, mirëpo nëse keni zbokth, atëherë përdorni shampon edhe kundër zbokthit.

“Është e pamundshme që me një shampon të mund të rregulloni gjithë atë që u është e nevojshme flokëve tuaj, prandaj dëgjoni këshillën time dhe do të keni flokë të përsosur!” /Telegrafi/