LAJMI I FUNDIT:

I marrin me forcë 260 euro

I marrin me forcë 260 euro

Policia e Kosovës njoftoi se një femre në Gjilan derisa ishte duke e mbyllur lokalin e saj nga dy të dyshuar, të maskuar dhe të armatosur i është marrë me forcë portofolio, ku viktima kishte 260 euro.

Sipas raportit të Policisë gjatë rezistimit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Pas një punë hetimore policia ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë një mashkull K/Shqiptar të cilin viktima e ka identifikuar si të dyshuar lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në kumtesë. /Telegrafi