LAJMI I FUNDIT:

Hyseni: Teksti që na është sjellë nuk është as marrëveshje

Hyseni: Teksti që na është sjellë nuk është as marrëveshje

Teksti i marrëveshjes, ashtu siç ishte, po marr vetëm një nga anomalitë, kishte një gjuhë ambiguente me dy kuptimësi, me dy kuptimësi që nuk janë terminologjike, po janë pozicione që e përjashtojnë njëra tjetrën dhe kjo është arsyeja pse janë pranë njëra tjetrës, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Hydajet Hyseni, deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Hyseni ka abstenuar në votimin për miratimin e rezolutës për marrëveshje e arritur në dialogun me Serbinë.

“E urrej abstenimin në parlament. Por, ndodh shpesh që i ndodhur midis dy qëndrimeve, të cilat më dalin se janë të pabazuara dhe të papërkrahshme detyrohem ndonjëherë të përcaktohem për të abstenuar. Dhe ky ishte një nga rastet ndoshta më eklatante. Së pari ishte sjellë në mënyrë të lëndueshme proceduralisht si çështje urgjente, diçka që nuk ishte urgjente”, tha ai.

Fare lehtë ajo mund të trajtohej në procedurë të rregullt. Dokumenti që i propozohej kuvendit, kur është rezolutë, thuhet duhet të jetë së paku 48 orë më parë ai i shpërndarë, në mënyrë që të dihet çka po votohet, tha Hyseni.

“Për më tepër, teksti i marrëveshjes, ashtu siç ishte, po marr vetëm një nga anomalitë, kishte një gjuhë ambiguente me dy kuptimësi, me dy kuptimësi që nuk janë terminologjike, po janë pozicione që e përjashtojnë njëra tjetrën dhe kjo është arsyeja pse janë pranë njëra tjetrës. Ta them figurativisht një koncept i Republika Sërpskas me bashkësinë e komunave si një paraprijëse e një ndarjeje që do të çonte në Republika Sërpska”, tha ai.

“Teksti që na është sjellë nuk është as marrëveshje, nuk është as e qartë midis kujt bëhet, në çfarë cilësie është… ndër-shtetërore apo është vetëm e liderëve. Nuk ka asnjë nënshkrim, asnjë titull. Nuk ka asnjë formë të marrëveshjes, asnjë preambulë. Quhen parime ato që nuk janë parime, dhe brenda ka shumë palogjikë. Ka shumë kundërshtime brenda njëra tjetrës, madje me Kushtetutën, madje me dokumentin Ahtisaari . Madje me kuptimin tim edhe me dokumentet evropiane me të cilave u referohen. Për shembull me Kartën Evropiane për Pushtetin Lokal; nuk është në harmoni ajo që ofrohet sepse, nuk sugjeron askush një ndarje në vija etnike, madje pa ndonjë kompaktësi gjeografike; është njëfarë ‘apartheidi’ institucional. Nuk e kundërshtoj marrëveshjen si të tillë, por kundërshtoj formulat që janë brenda saj, ka edhe ndonjë që është e drejtë. Prandaj edhe më është e pamundur të votoj pro ose kundër. Thjesht nuk marr pjesë në një lojë të tillë”, tha ndër të tjera, Hyseni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori