LAJMI I FUNDIT:

Hyseni: PDK-AAK-NISMA u tërhoq nga debati, sepse u mungojnë idetë

Hyseni: PDK-AAK-NISMA u tërhoq nga debati, sepse u mungojnë idetë

Ministri i brendshëm në detyrë, Skënder Hyseni, nga LDK-ja, ka thënë se partitë e koalicionit PDK-AAK-Nisma, nuk kanë ide në programin e tyre për të trajtuar tutje çështjen e Demarkacionit.

Sipas tij, kjo dhe është arsyeja që ata janë tërhequr nga debati i sontëm special Magazina Zgjedhore në Klan Kosova.


Veç tjerash Hyseni shtoi tutje se subjekti i tij partiak ka në program një listë gjithëpërfshirëse për të trajtuar problemet e qytetarëve në mandatin e ardhshëm qeverisës.

Ai po ashtu tha se Avdullah Hoti nga subjekti i tyre partiak, është zgjidhja më e mirë për qytetarët e Kosoëvs pasi do ta zhvillojë vendin në mënyrën më të mirë të mundshme.

”Erdha i përgatitur që të përballem në mënyrën më të mirë të mundshme me pjesëtarët e partive të koalicioneve të tjera. LDK ka hartuar një listë gjithëpërfshirëse e cila ka trajtuar interesin më të madh të mundshëm dhe përbërjen profesionale të kandidatëve nga aspekti i formimit të tyre”.

”LDK ka deklaruar se synon një ndërrim gjeneratash. Shembull konkret nisim nga Kryetari Isa Mustafa, i cili u tërhoq duke i liruar rrugë Avdullah Hotit”, tha ai.

”Partive të tjera u munguan idetë për Demarkacionin në këtë debat. LDK po shihet si partia më serioze në vend”.

”Në listën e LDK-së shumë pak ka rëndësi ku je i renditur. Do të kishte rëndësi numri po të ishin listat e mbyllura. Ajo që ne duam t’i kthejmë popullit të Kosovës është shpresa për të vazhduar progresin”.

”LDK nuk është përjashtuese. Avdullah Hoti është zgjidhja më e mirë, sepse në këtë periudhë Kosovës i duhet më shumë se cdo gjë tjetër një kryeministër që ka inkreditet akademik, i dëshmuar dhe pa dyshim ministër i lartë më i suksesshmi”.

”Kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme për qytetarin e Kosovës. Zgjidhje që ka provokuar një konsensus absolut.  Me Hotin do t’i mundim të gjithë me vizionin për të ardhmen e këtij vendi, për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, me vende punë për këta të rinj e të reja të këtij vendi”, tha Hyseni. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori