LAJMI I FUNDIT:

“Hysaj i dashuruar në Napolin”

“Hysaj i dashuruar në Napolin”

Agjenti i Elseid Hysaj thotë se mbrojtësi shqiptar është dashuruar me Napolin dhe nuk mund të largohet kurrë prej këtij klubi.

Në një intervistë për radion Kiss Kiss Napoli, Mario Giuffredi, shprehu besnikërinë që klienti i tij ka ndaj Napolit.

“Hysaj është i dashuruar me Napolin dhe nuk largohet kurrë prej tij”.

“Qyteti e ka mirëpritur me pasion të madh pasi ai është i qetë dhe ndihet si një qytetar napolitan”.

“Nuk është rastësi që ai shpesh thotë se napolitanët dhe shqiptarët janë shumë të ngjashëm”.

Kujtojmë që kohët e fundit për Hysajn interesoheshin Manchester United dhe Barcelona.