Në kuadër të përpjekjeve për ndihmesën e bujqësisë, të mërkurën është promovuar programi i teknologjisë moderne hungareze për kultivimin e vishnjës, në fshatin Gumnishtë të Gjilanit.
Në këtë promovim morën pjesë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, USAID-it, Ambasadës hungareze, përfaqësues të kompanive hungareze, të cilat merren me kultivimin e vishnjës, si dhe fermerë të shumtë nga Gjilani dhe regjioni.
Drejtori për Bujqësi, Ramiz Ramadani, ka thënë se Gjilani ofron kushte të mira për pemëtari, por me sipërfaqen e tashme prej 293 hektarësh me mollë, kumbulla, vishnje, dardhë dhe pemë të tjera, nuk i plotëson ende as nevojat e veta.
Falë programit të USAID-it për bujqësi, Ambasadës Hungareze dhe partnerit strategjik “Kalabria” këto ditë po mbjellim 50 hektarë me vishnje në Gjilan, përkatësisht 100 hektarë në Anamoravë, ndërkohë që sipas Ramadanit synohet që në vitet e ardhshme, kjo sipërfaqe të zgjerohet deri në 1000 hektarë.
Ai e ka vlerësuar tepër të rëndësishëm ndihmën e donatorëve në programin për kultivimin e vishnjës, sikurse edhe shkëmbimin e përvojave mes kompanive hungareze dhe atyre të Gjilanit, të cilat merren me pemëtari.
Përfaqësuesi i USAID-it, Mark Wood, drejtor i Programit për Bujqësi, ka thënë se përfituese janë katër komuna të Anamoravës, ku do të ngritën 100 hektarë me vishnje, të dedikuar për eksport në tregjet e BE-së.
Tomas Gergely, përfaqësues për ekonomi në Ambasadën Hungareze, tha se janë të gatshëm të ndihmojnë edhe në të ardhmen këtë sektor mjaft konkurrues në Kosovë.
Ndërkaq, Vezir Jonuzi, zëvendësministër i Bujqësisë, ka thënë se komuna e Gjilanit është një shembull i mirë sa i përket kultivimit të pemëve, prandaj meriton mbështetje në zhvillimin e këtij sektori.
Ndryshe, në plantacionin “Kodra e Diellit” në fshatin Gumnishtë, është bërë edhe prezantimi i teknologjive bashkëkohore në kultivimin e vishnjës, nga përfaqësues të disa kompanive të njohura në Hungari. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Të hyra mbi 500 milionë euro, Dogana shënon rekord të ri
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën