LAJMI I FUNDIT:

Hummels lëvdon Balotellin

Hummels lëvdon Balotellin

Mbrojtësi i Dortmundit, Mats Hummels, ka lëvduar sulmuesin e Manchester Cityt, Mario Balotelli si një lojtar të jashtëzakonshëm dhe djalosh të mirë.

Balotelli ishte pjesë e dy ndeshjeve ndaj Dortmundit, në ndeshjen në shtëpi shënoi gol, para se të hynte në fushë mbrëmë në Gjermani në mesin e vërshëllimave të publikut dhe Hummels e admiron për karakterin.

“Balotelli ka domethënie të veçantë për mua, vëllain tim dhe miqtë e mi. Unë kam pasur urdhra nga njerëzit që të marr fanellën e tij për dy vite radhazi. Nuk ka funksionuar në një prej ndeshjeve dhe në gjysmëfinalen e evropianit, kisha gjëra tjera në mendje”.


“Ai është lojtari i preferuar i grupit tonë. Ne mendojmë se ai është djalosh i mirë, lojtar i madh. Unë nuk besoj se të gjitha gjërat që lexoni për të janë të këqija”, është shprehur Hummels. /Telegrafi/