LAJMI I FUNDIT:

Humbi balancën, nuk ia del të kalojë nëpër litarin mes dy shkëmbinjve (Video)

Humbi balancën, nuk ia del të kalojë nëpër litarin mes dy shkëmbinjve (Video)

Mes dy shkëmbinjve të lartë që ndodhen në Nice të Francës, një njeri i paidentifikuar është rrëzuar teksa përpiqej të kalonte nëpër litar nga njëra anë në tjetrën.

Në videon e postuar më poshtë, ai shihet teksa për disa sekonda provonte të rikthente qëndrimin që kishte, por e ka të pamundur, transmeton Telegrafi.


Derisa miqtë e thërrasin për ta inkurajuar, ai rrëzohet, por nuk bie poshtë humnerës, pasi është i lidhur me mbajtësen adekuate.

Fajin për rrëzimin e tij, komentuesit ia lënë litarit që do të duhej të ishte më ishtrënguar.

“Nuk është dashur të niset, sepse litari duhej të ishte shumë më i shtrënguar, për këtë arsye ai u rrëzua”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/