LAJMI I FUNDIT:

Humbet një dyvjeçare, kërkohet nga 20 policë

Humbet një dyvjeçare, kërkohet nga 20 policë

Një vajzë e mitur (Dy vjeç) është humbur dje rreth orës 13:30 minuta në vendin e quajtur Jarboll ndërsa rasti është paraqitur në polici rreth orës 20:30, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Pas paraqitjes në SPB Shkup, në terren kanë dalë më shumë se 20 policë vullnetarë që kanë kërkuar vajzën e humbur. Gjithashtu janë angazhuar edhe qen të policisë për nuhatje të gjurmëve.

Para se të humbej, vajza e humbur ka qenë i shoqëruar nga një familjarë dhe një fëmijë tjetër. Nga MPB thonë se nuk duan të paragjykojnë për fatin e vajzës dhe do të bëjnë të pamundurën për ta gjetur të njejtën. /Telegrafi/