LAJMI I FUNDIT:

Humb jetën në aksident komunikacioni vajza 17-vjeçare

Humb jetën në aksident komunikacioni vajza 17-vjeçare

Një e mitur ka humbur jetën në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sot në fshatin Kaçanik i Vjetër.

 Sipas njoftimit të Policisë së Ferizajt, rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:50.Plagëve të marra në këtë aksident nuk ka mundur t’u mbijetojë F.T. nga fshati Begracë.

Sipas raporteve nga vendi i ngjarjes, ngasësi F.H. (19-vjeçar) duket se nuk e ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe ka dalë me veturë nga rruga, duke u përplasur në një lis dhe në gurë.


Nga përplasja, F.T. merr lëndime vdekjeprurëse.

Lidhur me këtë rast, pasi mori trajtim urgjent në Spitalin e Ferizajt, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në ndalim policor 48 orësh.

Foto: Ilustrim