LAJMI I FUNDIT:

Huawei shet 10 milionë telefona në Amerikën Latine

Huawei shet 10 milionë telefona në Amerikën Latine

Huawei ka zbuluar se shitjet e telefonave të tyre në Amerikën Latine kanë tejkaluar 10 milionë njësi.

Zbulimi është bërë nga vet kompania, të cilët kanë shfaqur edhe një poster festiv ku paraqitet edhe lojtari i famshëm i futbollit, Lionel Messi.

Kompania kineze ka plane të rrisë prezencën e saj në Amerikën e Jugut pasiqë së fundmi ka bërë të ditur se do të hap rreth 1,500 dyqane shitjesh në regjion, gjatë këtij viti.

Lajmi për momentin e ri historik të kompanisë vjen pak javë pasi Huawei zbuloi se ka arritur të shesë më shumë se 9 milionë njësi të telefonit të tyre P9 në mbarë botën.