LAJMI I FUNDIT:

Huawei prezanton zyrtarisht modelin Honor 6X

Huawei prezanton zyrtarisht modelin Honor 6X

Huawei ka njoftuar për lansimin e një modeli të ri të telefonit të saj, Honor 6X dhe ky model vjen me një ekran me diagonalen prej 5.5 inç.

Ekrani në Honor 6X ka një rezolucion të plotë HD prej 1920 x 1080 pikselëve që është mundësuar nga procesori Kirin 655 në okta core.


Pajisja vjen me 3GB RAM dhe 32GB memorie ose 4GB RAM dhe 64GB hapësirë të brendshme bashkë edhe me një microSD port për zgjerim.

Në pjesën e përparme të pajisjes ka një kamerë me 8MP për video thirrje dhe selfie dhe në anën e pasme ekzistojnë kamerat e dyfishta.

Kamera e dyfishtë në pjesën e pasme të pajisjes përbëhet nga një kamerë me 12MP dhe një tjetër me 2MP. Telefoni vjen me 4G LTE, WiFi dhe Bluetooth dhe përmban një bateri me 3340mAh  si dhe Android 6.0 Marshmallow dhe EMUI 4.1.