LAJMI I FUNDIT:

Huawei P10 Plus vjen me 8GB RAM!

Huawei P10 Plus vjen me 8GB RAM!

Raportet e deritanishme kanë sugjeruar se Huawei P10 Plus do të vijë në dy variante: njëri me 4GB RAM dhe tjetri me 6GB.

Megjithatë, nëse shitësi spanjoll Phone House mund të besohet, telefoni  do të vijë edhe në versionin me 8GB RAM memorie.


Listimi nga ky shitës zbulon edhe disa specifika tjera si procesorin Kirin 960. Ekranin me madhësi prej 5.5 inç, kamerën me 12MP dhe sistemin operativ Android 7.0.

Ky publikim deklaron se telefoni do të kushtoj rreth 799 dollarë. Për momentin, nuk ka ndonjë mënyrë për të konfirmuar nëse këto detaje janë të sakta ose jo, kështu që lajmi duhet të mirret me rezervë.