LAJMI I FUNDIT:

Huawei Honor Note 9 shfaq një fablet të madh

Huawei Honor Note 9 shfaq një fablet të madh

Një imazh i ri që ka dalur online shfaq pajisjen që thuhet të jetë Honor Note 9 – pasardhësi i telefonit me ekran 6.6 inç, Honor Note 8.

Fotoja tregon një telefon shumë të madh që ka logon Honor dhe një duo kamerash që duken të njejta me ato të Honor V9.


Nëse Honor Note 9 do të jetë një version shumë i madh i V9, atëherë pritet të ketë procesorin Kirin 960, njejtë sikurse Huawei Mate 9 dhe P10.

Specifikat tjera mund të duken kështu: ekran LCD Quad HD, 6GB RAM memorie, kamerën 12MP që mund të incizojë në 4K dhe së paku 4,000 mAh bateri.