LAJMI I FUNDIT:

HTC U11 shfaqet në GFXBench, konfirmohen specifikat

HTC U11 shfaqet në GFXBench, konfirmohen specifikat

Duke iu afruar lansimit zyrtar të HTC U 11 që do të ndodhë më 11 maj, janë duke u shpeshtuar edhe informacionet rreth pajisjes.

Tani, pajisja është shfaqur edhe në GFXBench, pas parakalimit në databazën e AnTuTu dhe Geekbench. Në GFXBench, janë bërë të ditura specifikat e plota të HTC U 11.

Megjithatë, lista konfirmon shumicën e spekulimeve të deritanishme. Pajisja kryesore e re e HTC vjen me ekran QHD prej 5.5 inçëve, procesorin Snapdragon 835, RAM memorien prej 4GB, hapësirën ruajtëse prej 64GB, kamerën kryesore me 12MP dhe kamerën për ‘selfie’ me 16MP.

Telefoni do të punoj përmes Android 7.1.1 Nougat, së bashku me versionin e fundit të HTC Sense.