LAJMI I FUNDIT:

HSBC i paguan SHBA-së 1.9 miliard dollarë

HSBC i paguan SHBA-së 1.9 miliard dollarë

Autoritetet amerikane thonë se gjiganti bankar i Britanisë HSBC ka rënë dakord për të paguar më shumë se 1.9 miliard dollarë gjobë për shkelje të qëllimshme të rregullave financiare të Shteteve të Bashkuara.

Ky është dënimi më i madh financiar, i shqiptuar ndaj një banke. Autoritetet e SHBA-së thonë se HSBC ka thyer me dashje sanksionet amerikane ndaj Iranit dhe vendeve të tjera dhe “ka pastruar qindra miliona dollarë nga grupet meksikane të drogës”.

Përveç Iranit, banka thuhet se i ka mundësuar Libisë, Sudanit, Kubës dhe Birmanisë – që të gjitha subjekte të sanksioneve të SHBA-së – që të kryejnë transaksione, të cilat kanë qenë të ndaluara nga Shtetet e Bashkuara.


HSBC ka shmangur ndjekjen penale, duke u pajtuar që të paguajë 1.92 miliard gjobë dhe të bëjë reforma të udhëheqjes dhe sistemeve.

HSBC ka kërkuar falje publikisht dhe ka pranuar përgjegjësinë për veprimet e saj. /Telegrafi/