LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj takon filmbërësit, MPJ ndihmon financiarisht një projekt të ri kosovaro-britanik (Dokument)

Hoxhaj takon filmbërësit, MPJ ndihmon financiarisht një projekt të ri kosovaro-britanik (Dokument)

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot regjisoren Arzana Kraja dhe producentët, Harvey Ascott dhe Besnik Krapi, të cilët janë pjesë e projektit më të ri filmik kosovaro-britanik “Fusha e mëllenjave” që do të fillojë së xhiruari së shpejti.

Ministri Hoxhaj ka konfirmuar se MPJ do ta përkrahë financiarisht projektin e ri filmik, ndërkohë që ka thënë se ndjehet shumë mirë kur sheh se talentet kosovarë arrijnë suksese të mëdha edhe në arenën ndërkombëtare, veçmas pas sukseseve të fundit.

Filmi kosovar 'Babai' do të shfaqet në Beograd
Lexo po ashtu Filmi kosovar 'Babai' do të shfaqet në Beograd

“Dy vitet e fundit janë viti i sukseseve të mëdha të talenteve tanë nëpër botë, në fushën e artit, kulturës dhe sportit. Është kënaqësi që kemi mundësinë ta mbështesim projektin më të ri të kësaj natyre, i cili pa dyshim do të tregohet i suksesshëm në Kosovë dhe jashtë saj”, ka thënë Hoxhaj.

MPJ ka përkrahur financiarisht edhe filmin “Home”, i cili së fundmi ka fituar çmim në BAFTA Film Awards. /Telegrafi/