LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj takon ambasadorin e Belgjikës, diskutojnë aplikimin në organizata ndërkombëtare

Hoxhaj takon ambasadorin e Belgjikës, diskutojnë aplikimin në organizata ndërkombëtare

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim ambasadorin jo rezident të Belgjikës në Kosovë, François Bontemps.

Duke e falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme belge ndaj Kosovës para dhe pas pavarësisë, ministri Hoxhaj ka njoftuar ambasadorin me zhvillimet në Kosovë dhe në rajon, ndërsa kanë folur edhe për çështje të sigurisë.


Sa i përket forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, Hoxhaj ka kërkuar mbështetjen e Belgjikës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, pasi që Kosova planifikon të aplikojë në disa sosh këtë vit.

Hoxhaj po ashtu ka theksuar se Kosova këtë vit planifikon të aplikojë edhe për statusin e kandidatit, duke qenë se është i vetmi vend në Ballkan që nuk e ka marrë ende këtë status.

“Këtë vit, ne planifikojmë të aplikojmë në disa organizata ndërkombëtare, por kemi në plan edhe aplikimin për statusin e kandidatit pasi që Kosova është i vetmi vend në Ballkan që nuk e ka këtë status. Mbështetja e Belgjikës në këto procese të rëndësishme, është e rëndësisë së madhe që Kosova të shënojë sukses”, ka thënë Hoxhaj.

Mbështetja e madhe e Belgjikës, po ashtu, ka bërë që Kosova të bëhet anëtar i Organizatës Botërore të Doganave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori