LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Shteti do t’i paguajë shpenzimet e avokatëve për Haradinajn

Hoxhaj: Shteti do t’i paguajë shpenzimet e avokatëve për Haradinajn

Qeveria pritet që të marrë vendim për të paguar të gjitha shpenzimet e avokatëve për rastin e arrestimit të Ramush Haradinajn në Francë
Në Ministrinë e Punëve të Jashtme kanë bërë të ditur se do të propozohet që Qeveria të marrë vendim që t’i kryejë shpenzimet e avokatëve për rastin e arrestimit të Haradinajt.

Këtë për Gazeta Metro e ka konfirmuar vet ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj.


“Vendimi ende nuk është marrë, pasi janë disa procedura. MPJ do ta bëjë propozimin, të cilin duhet miratuar në Qeveri”, ka thënë ministri Hoxhaj.

Tutje Hoxhaj ka shtuar se i ka premtuar Haradinajt përkrahje deri në fund të këtij procesi.

“I kam premtuar z. Haradinaj se do t’i ndihmojmë në rrafshin diplomatike dhe legal që në ditën e parë e ndalimit të tij dhe këtë do ta bëjmë deri në fund të mbylljes së procesit”, ka shtuar ministri Hoxhaj.

Haradinaj sot është liruar me kusht nga Gjykata franceze, që të mos largohet nga Franca, dhe të paraqitet në polici dy herë në javë, deri në vendimin e Gjykatës, rreth kërkesës për ekstradim të dorëzuar të enjten nga Serbia.

Haradinaj u ndalua në Francë më 5 janar, bazuar në një flet-arrest që Serbia e ka lëshuar në Interpol.

Serbia ka ngritur aktakuzë në vitin 2004 ndaj Ramush Haradinajt, nën pretendimin se ai ka kryer krime lufte gjatë viteve 1998-1999.

Haradinaj është gjykuar dy herë në Hagë për këto akuza, ku edhe është shpallur i pafajshëm.

Serbia pretendon se në kërkesën për ekstradim dorëzuar Gjykatës franceze, ka paraqitur fakte të reja, që nuk janë përfshirë në dy gjykimet e Haradinajt në Hagë, ku ai ishte shpallur i pafajshë.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori